BKT Smart
iPhone / Finance
Me BKT Smart shërbimet bankare për klientët individ dhe biznes, tashmë ofrohen të shpejta dhe të sigurta kudo dhe kurdo në telefonin tënd inteligjent pa qenë nevoja të shkosh në degët e BKT-së dhe pa nevojën e një kompjuteri.
Aksesi në BKT Smart bëhet i mundur nëpërmjet një lidhjeje interneti, i ofruar nga çdo operator telefonik ose Wi-Fi.
Pasi të keni ndjekur hapat e regjistrimit në BKT Smart ose në Degën Internet bëhet e mundur dhe hyrja në BKT Smart duke përdorur fjalëkalim që ju keni krijuar dhe më pas mund të aktivizoni identifikimin me të dhënat biometrike dhe Smart FNP, për një autentikim më të shpejtë.
BKT Smart ofron informacion mbi vendndodhjen e ATM-ve apo degës më të afërt të BKT-së pa patur nevojë të hysh në aplikacion.
Shërbimi ofrohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.
Nëpërmjet BKT Smart mund informohesh për llogaritë, ovedraftin, kreditë, kartat e debitit dhe kreditit, depozitat e tua apo kontratat e pagesesave automatike. Mund të kryesh pagesa të kartave të kreditit, faturave dhe rimbushjeve elektronike, gjobave të trafikut, pagesë taksash, pagesa doganore, rezervosh dhe paguash polica sigurimi (TPL, prone, shëndeti, shëndeti në udhëtim, etj.) transferosh para midis llogarive të tua, drejt llogarive brenda BKT, drejt bankave të tjera të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri dhe transferta ndërkombëtare. Mund të hapësh llogari të reja, depozita dhe të kryesh këmbime valutore me kurs preferencial.
Quoi de neuf dans la dernière version ?
Ky version përmban veçori të reja dhe përmirësime të përgjithshme për t'ju sjellë një përvojë bankare më të mirë dhe më të shpejtë!
Transferta ndërkombëtare për klientët biznes — tani mund të kryeni dhe menaxhoni transfertat ndërkombëtare drejtpërdrejt nga aplikacioni.
Përmirësime tek moduli i sigurimeve — kemi bërë përmirësime në seksionin e sigurimeve për një përvojë më të mirë.
Ekstrakt llogarie në Excel — tani mund të shkarkoni ekstraktin e llogarisë suaj edhe në format Excel, përveç PDF.
Më shumë detaje për transfertat dhe veprimet me kartë — informacion dhe vizibilitet të zgjeruar për aktivitetin tuaj financiar.
Përmirësime të përgjithshme — korrigjime të ndryshme dhe përmirësime të performancës në të gjithë aplikacionin.
Faleminderit që përdorni BKT Smart!